Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, u diskutua dhe u miratua projektligji për ofrimin e shërbimeve në vend.
Për mediat, Ibrahimaj u shpreh se ky projektligji shërben për integrimin në BE.
Lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve, për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, Ibrahimaj tha sesituata po monitorohet.
Ibrahimaj shtoi se ende nuk ka nevojë për krijimin e një Bordi Transparence.
“Miratuam projektlgjin për ofrimin e shërbimeve në Republikën e Shqipërisë. Lidhet me detyrimet që kemi me BE. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionin është përgjegjëse për 16 kapituj, vetëm gjatë 2026 do miratojmë 20 ligje që lidhen me procesin e integrimit. Ligji që sapo miratuam, është mjaft i rëndësishëm. Me shërbimet, lidhet ligji që sapo miratuam. Në Shqipëri, do ketë rregulla si në BE. Garanton që nuk ka diskrimimin ndërmjet kompanive shqiptare dhe atyre të huaja. Këto janë ato që rregullon ky projektligj. Ne diskutuam për situatën ekonomike në vend dhe çmimin e karburanteve Kemi zhvilluar takim me tregtarët kryesorë të karburanteve. Kemi diskutuar për detyrimin që ata kanë për mbajtjen e rezervës. Jemi duke monitoruar në mënyrë ditore, çmimin e bursës, çmimin që del nga dogana dhe çmimin në tabela që del për tregti. Kemi pasur eksperiencë për një bord transparence. Gjatë krizës 2022-2023, kur çmimet u rritën, kemi pasur një bord transparence që monitoronte dhe vendoste për çmimet e shitjes. Gjykojmë që situata nuk është në nivelin e ngritjes së bordit, nëse do ketë rritje të mëtejshme do të futemi në atë regjim”, theksoi ajo./abcnews.al


