Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ligj i ri për koncesionet/ Meçe: Investimet publike rrezikohen nga mungesa e transparencës dhe kontrollit real

schedule20:39 - 31 Tetor, 2025

schedule 20:39 - 31 Tetor, 2025

Qeveria ka njoftuar se do të nisë punën për hartimin e një ligji të ri për koncesionet dhe partneritetin publik-privat, me qëllim reduktimin e problematikave të konstatuara deri më tani në kontratat midis institucioneve shtetërore dhe kompanive private.

Nisma synon të përmirësojë transparencën dhe përgjegjshmërinë në menaxhimin e projekteve që përfshijnë fonde publike.

Ndërkohë, analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, tha se rrënja e problemit nuk qëndron vetëm te ligji, por te mënyra si realizohen projektet dhe mungesa e strukturave të specializuara për vlerësimin e fizibilitetit.

Sipas tij, çdo investim publik mbetet i ekspozuar ndaj korrupsionit në mungesë të një mekanizmi të fortë transparence dhe përgjegjësie. Meçe theksoi gjithashtu nevojën për rishikimin e fondit të sigurisë dhe ngritjen e një strukture të posaçme që të garantojë kontroll më të mirë mbi projektet koncesionare.

“Çdo investim që bëhet hyn pa diskutim në korridoret korruptive. Nuk është ky problemi që ka Shqipëria, është problemi themelor, por jo tek ligji. Projekti i fizibilitetit të jep disa parime që janë parime. Këto parime dhe disa vendime të Këshillit të Ministrave kanë ndikuar te ligji. Duhet të ngrihet një strukturë që do merret me studimin e fizibilitetit.

Debati që bëhet në politikë që të gjitha grupet kriminale kanë marrë me koncesione. Ajo që unë përsëri vë në debat është fondi i sigurisë, 5%. Marrja e përgjegjësisë do të thotë jo 5%. Në këtë pikë duhet të jemi shumë të qartë. Ajo që është e rëndësishme është mekanizmi i transparencës”, tha Arben Meçe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!