Nuk ishte një fitore, ama mund të kënaqemi me performancën e lojtarit tonë.
Një tjetër, “yll kuqezi” ka shkëlqyer në arenën evropiane, me “shtatlartin” e mbrojtjes, Enea Mihaj që ka qenë ndër më të mirët në fushë në barazimin 0-0, që skuadra e tij Famalicao, siguroi ndaj Arouca, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Liga NOS.
Sipas specialistëve të “Sofascore”, Mihaj është vlerësuar me notën 7.3, pas një sërë ndërhyrjesh decizive në zonën e tij, si dhe shumë bllokime e largimesh topash nga porta e skuadrës së tij.
Falë këtij rezultati, skuadra e Famalicao ngjitet në vendin e shtatë të tabelës me plot 17 pikë, vetëm një pikë më pak se Vitoria Guimaraes e Santa Clara, ndërsa skaudra e Arouca është është vetëm dy pikë larg zonës së rënies së kategoria, teksa momentalisht ndodhet në vendin e 16-të me 8 pikë dhe ndiqet nga Estrela me 6 pikë, e cila ka një ndeshje më shumë për të luajtur. /i.m /abcnews.al