Sylvinho publikon listën/ Ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën, kthehen Gjimshiti, Bare e Manaj

schedule10:24 - 8 Nëntor, 2024

schedule 10:24 - 8 Nëntor, 2024

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo publiloi listën me futbollistët që do të ketë në dispozicion për ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve kundër Çekisë dhe Ukrainës më 16 dhe 19 nëntor në “Air Albania”.

Kthehen në skuadër kapiteni Berat Gjimshiti, mesfushori Keidi Bare dhe sulmuesi Rei Manaj. Risi e vetme është Feta Fetai, mesfushori që u ftua edhe gjatë grumbullimit të tetorit.

Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e nëntorit.

Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë katër portierë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Në mbrojtje janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.

Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Keidi Bare.

Në sulm Ernest Muçi, Indrit Tuci, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa përgatitjet zyrtare nisin të hënën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!