Lidhja e energjisë zbulon planin për “shtëpi bari” në Korçë

schedule10:52 - 4 Shkurt, 2022

schedule 10:52 - 4 Shkurt, 2022

Një person është shpallur në kërkim nga policia e Korçës, pasi në një magazinë në lagjen nr. 8 të qytetit policia ka konstatuar se ka vjedhur energji elektrike.

Burime jo zyrtare nga policia e Korçës pohojnë se ka dyshime se ambienti ishte i përshtatur nga Armand Rrusha për kultivim kanabisi, por plani dështoi.

Aktualisht policia është në kërkim të autorit ndërsa priten hetime të mëtejshme.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!