Lidh Durrësin me Prishtinën/ Rama publikon videon: Hekurudha ‘Kuq e Zi’ tashmë merr udhë

schedule11:54 - 15 Prill, 2025

schedule 11:54 - 15 Prill, 2025

TIRANË- Të hënën u prezantua në Shkodër projekti hekurudha ‘Kuq e Zi’, e cila do të lidh Prishtinën me Durrësin. Për këtë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama me një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

“Hekurudha Kuq e Zi tashmë merr udhë”, shkruan Rama.

Hekurudha që lidh Durrësin me Prishtinën, ka rëndësi jo vetëm për transportin e mallrave dhe qytetarëve por do të përdoret edhe për qëllime ushtarake. Hekurudha pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit, pritet të kalojë nga Durrësi, drejt Milotit, Mjedë, Shkodër, Gjakovë dhe më pas në Prishtinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!