Liderja e opozitës së Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya do të të zhvillojë një takim me presidentin francez Emmanuel Macron të martën.
Ajo do t’i thotë Macron se dëshiron zgjedhje të reja në Bjellorusi këtë vit, i tha Reuters një anëtar i ekipit të saj.
Tsikhanouskaya do t’i tregojë atij se shpreson në mbështetjen evropiane për ndryshimet në Bjellorusi, tha anëtari.
“Tema kryesore për bisedën do të jetë organizimi i zgjedhjeve të reja për president të Bjellorusisë dhe ndërmjetësimi i mundshëm i vendeve të tjera, përfshirë Francën,” tha një deklaratë nga zyrtari i saj i shtypit dërguar të martën në mëngjes.
Bjellorusia është përfshirë në protesta masive që nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të 9 gushtit, të cilat si presidenti Alexander Lukashenko dhe Tsikhanouskaya thanë se fituan. g.v/abcnews.al