Lideri suprem e quan “krim të pafalshëm” valën e sëmundjes nëpër shkollat iraniane

schedule14:58 - 6 Mars, 2023

schedule 14:58 - 6 Mars, 2023

Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, valën e sëmundjes që ka goditur qindra nxënëse nëpër të gjitha shkollat në Iran gjatë katër muajve të fundit, e ka quajtur “një krim të pafalshëm” dhe u zotua se përgjegjësit duhet të “ndëshkohet rëndë”.

Sëmundja, e cila dyshohet se është “helmim i lehtë”, nga e cila janë shtruar në spitale shumë nxënëse iraniane, ngjalli zemërimin e publikut për dështimin e autoriteteve për të identifikuar shkakun e saj.

“Autoritetet duhet ta ndjekin seriozisht çështjen e helmimit të studenteve”, cituan mediat shtetërore të ketë thënë Khamenein, më 6 mars.

Lideri suprem nuk e kishte përdorur më parë publikisht fjalën “helmuar” për të përshkruar atë që po ndodhte.

Incidenti i parë besohet të ketë ndodhur në nëntor, kur 18 nxënëse në qytetin e Qom u dërguan në një spital pasi u ankuan për simptoma si dhimbje koke, kollë, vështirësi në frymëmarrje, rrahje zemre dhe mpirje të duarve dhe këmbëve.

Më 3 mars, Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se është e gatshme të ofrojë mbështetje për Iranin për të ndihmuar në zgjidhjen e një krize në rritje, pas sëmundjes misterioze që ka shtruar dhjetëra nxënës shkollash nëpër spitale.

Gjermania dhe Shtetet e Bashkura të Amerikës janë shprehur të shqetësuara për këto raportime.

/rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!