Lideri i opozitës izraelite kërkon dorëheqjen e Netanyahut: Nuk është i aftë për të udhëhequr Izraelin

schedule16:18 - 8 Janar, 2024

schedule 16:18 - 8 Janar, 2024

Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid i ka bërë thirrje ministrave Benny Gantz, Gadi Eizenkot dhe Gideon Saar të largohen nga qeveria, duke theksuar se kryeministri Benjamin Netanyahu nuk është i aftë që të udhëheqë vendin.

“Qeveria nuk është e aftë të udhëheqë vendin dhe Netanyahu nuk është i aftë për të udhëhequr vendin,” argumentoi Lapid, shkruan Al Jazeera.

Lapid tha se partia e tij Yesh Atid ishte gati të mbështeste një ndryshim të qeverisë qoftë përmes zgjedhjeve ose duke formuar një qeveri alternative.

Lapid nënvizoi se tre ministrat hynë në qeveri “sepse ata besonin se ishte për të mirën e vendit, por ata nuk mund ta mbështesin atë”.

“Për sa kohë që ata janë atje, për sa kohë që ulen nën Netanyahun, ata i japin legjitimitet”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!