Lideri i Kukësit kërkon largimin, klubi e dërgon në ekipin e dytë

schedule12:37 - 9 Janar, 2021

schedule 12:37 - 9 Janar, 2021

Marrëdhënia mes Vesel Limajt dhe Kukësit nuk është në ditët e saj më të mira dhe në skenë është futur edhe divorci që në janar. Panorama Sport raporton se gjatë ditëve të fundit Limaj ka marrë një ofertë shumë më të pasur se kontrata me Kukësin.

 

Limaj ne duel me Kallakun.

Bëhet fjalë për një propozim nga Kuvajti, ku në verë u transferua edhe Lorenc Trashi. Kështu, mesfushori ka kërkuar largimin nga verilindorët me parametra zero, gjashtë muaj para përfundimit të kontratës aktuale. Vetë klubi nuk e mbështet dëshirën e mesfushorit dhe i kërkon rinovimin e kontratës, diçka që Limaj nuk e ka në plan.

Si ndëshkim mësohet se Limaj gjatë ditëve të fundit është dërguar të stërvitet me ekipin e dytë dhe dje ishte në fushë në miqësoren e Kukësit U21 ndaj Partizanit U21, ndeshje e cila u ndërpre në mes për shkak të shiut të rrëmbyeshëm.

 

Krisja me Kukësin ka nisur që në nisje të sezonit, kur Limajt iu hoq shiriti i kapitenit dhe ai nuk u konsiderua titullar absolut nga trajneri Gega. Ditën e djeshme u zyrtarizua një tjetër largim nga Kukësi. Kenan Horic la verlindorët pas pak muajsh qëndrim te blutë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!