Në Bruksel këtë të enjte dhe gjatë së premtes zhvillohet samite dy ditor ku liderët e Bashkimit Evropian pritet që të diskutojnë lidhur me agresion rus në Ukrainë, për çështje ekonomike, sigurinë e marrëdhëniet me jashtë.
Në agjendën e liderëve të BE është edhe procesi i integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, dhe dialogu Kosovë-Serbi dhe situata në veri pritet të jenë ndër pikat e diskutimit të liderëve të BE-së.
Ndryshe, ditë më parë i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë se Bashkimi Evropian do të marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk shtensionohet situata në veri.
Emisari i posaçëm i BE-së tha se nuk mund të tolerojnë asnjë lloj destabiliteti në fqinjësi dhe se koha për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës është tani./abcnews.al