Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë, Liburn Aliu: Hekurudha forcon portin e Durrësit, Prishtina vend tranzit për mallrat

schedule23:34 - 26 Nëntor, 2021

schedule 23:34 - 26 Nëntor, 2021

Në emisionin “Ballkan” me gazetaren Linda Karadaku, ishte i ftuar ministri i infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu.

Ai është ndaluar tek marrëveshjet që u firmosën sot në Tiranë mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa ka theksuar se linjat hekurudhore do të ndihmonin në zhvillimin e të dy vendeve.

Ali ka shpjeguar se linja hekurudhore që lidh portin e Durrësi me Prishtinën, do të shërbente pikë së pari për vetë zhvillimin e portit, por do të shndërronte Prishtinën në një pikë strategjike për shpërndarjen e mallrave në rajon.

“Korridori 10 që është vendos. Do mund të bëhet linja tjetër Prishtinë, Merdare, Nish Sofie. Të lidh Prishtinën me portin e Durrësit dhe mundësinë për në Stamboll. Do ishte dhe i ka mundësitë që të modernizohen. Lidhja me portin e Durrësit do ishte një mundësi e mirë për portin por edhe për Kosovën. Se krijohet si zonë tranziti për tu shpërndarë në të gjithë vendet e tjera. Është një projekt i gjelbër dhe mallrat do ketë më pak që transportohen me automobil. Do zhvillonte të dyja vendet dhe do kishte funksionim normal.” tha Aliu. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!