Lexuesit shfaqin interes të madh drejt librit në kohë karantine. Librashitësit thonë se në krye të preferencave qëndrojnë librat për fëmijë, romanet e lehta dhe librat psikologjikë.
Hapja e librarive në kryeqytet edhe pse me kohë të kufizuar, shënon një interes të madh të lexuesve.
“Është një formë shumë e mirë, futesh në botën e librit. Kështu kalon edhe situata”, shprehet një lexuese.
Librashitësit thonë se interesi për librat për fëmijë dhe kryesisht ato shkollor të grupmoshave të ndryshme, ka qenë i madh.
“Kanë një interes goxha të madh. Është edhe momenti që fëmijët kërkojnë të argëtohen. Gjithashtu librat me ushtrime matematikore, apo për provimet e maturës janë shumë të kërkuara”, shprehet ajo.
Por, nuk mungojnë edhe kërkesat për letërsinë, megjithatë shijet e lexueseve anojnë tek romanet e lehta dhe pa ngarkesa. Ndërsa zonjat blejnë më tepër libra kuzhine.
“Femrat kryesisht janë fokusuar tek librat e kuzhinës”.
Edhe kancelaritë kanë një boom shitjesh në Tiranë. Artikujt më të kërkuar janë lapsat dhe bojërat me ngjyra, plastelina si dhe lojërat kreative siç janë puzzle. Edhe materiale kancelarie, si ngjyra apo lodra formuese, hyjnë në preferencat e kësaj kohe./abcnews.al