Libri i ri i Bashkim Hoxhës/ Autori: “Vito”, roman për jetën, demaskon absurdin e shoqërisë

schedule15:58 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 15:58 - 21 Dhjetor, 2023

“Vito” është romani më i ri i gazetarit dhe shkrimtarit Bashkim Hoxha. Autori, e cilëson një libër për jetën.

“Unë zgjodha një emër personazhi që në gjuhën latine afrohet me jetën, “Vito”. Ky është një emër tipik për zonat e bregdetit tonë, aty ku zhvillohen edhe ngjarjet e romanit. Më shumë e kam zgjedhur për simbolikën e jetës dhe në groteskun që ka romani, edhe pse është roman për jetën, personazhi kryesor është një vajtosë profesioniste, u shpreh autori.

Ndryshe nga të gjithë romanet e tjera, këtë herë Hoxha ka zgjedhur ta titullojë veprën me emrin e personazhit të vajtojcës “Vito”, e cila qan të vdekurit, por i bën jehonë jetës.

“Unë e kam ndjekur atë vajtojsë në disa aspekte të shoqërisë tonë, pikërisht atje ku ajo duhet të qajë gjërat që po vdesin”, shprehet më tej autori Hoxha.

Në librin e tij të fundit Bashkim Hoxha sjell shumë aspekte nga realiteti i trisht shqiptar, i kontrasteve të thella që ekzistojnë në zonat e largëta, të marrëdhënieve të shtetit me individin, të marrëdhënieve njerëzore mes banorëve të një komuniteti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!