Librazhd/ 52-vjeçari humb jetën pasi merret përpara nga rrjedha e kanalit vaditës

schedule11:09 - 27 Qershor, 2023

schedule 11:09 - 27 Qershor, 2023

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në qytetin e Librazhdit.

Për shkak të prurjeve të mëdha, rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht ka marrë përpara për vdekje një 52 vjeçar, i cili ishte roja i kanalit.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/Pasditen e djeshme, në fshatin Letëm, Librazhd, dyshohet se aksidentalisht, për shkak të prurjeve të larta, rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht, ka marrë shtetasin  52 vjeç, banues në fshatin Letëm, Librazhd (roja e këtij kanali vaditës), i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!