Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Libra falas për Diasporën/ Rama: Shqipja drejt tryezës së gjuhëve të BE-së

schedule11:12 - 9 Korrik, 2026

schedule 11:12 - 9 Korrik, 2026

TIRANË- Mbështetja e Shqipërisë për qytetarët e saj, që jetojnë dhe veprojë jashtë vendit është rritur ndjeshëm.

Një hap tjetër pozitiv është ndërmarrë me shpërndarjen e librave falas në disa shtete,  ku fokusi është mësimi i kulturës dhe gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në Greqi, Itali, SHBA, Kanada dhe shumë shtete të tjera.

Lajmi u konfirmua nga kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili thotë se me krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës do të standardizohet mësimin dhe do të ulë gjuhën shqipe në tryezën e gjuhëve të Bashkimit Europian.



“Ka nisur shpërndarja e teksteve falas në 15 shtete të Diasporës për të mbështetur mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe të fëmijëve shqiptarë në Greqi, Itali, deri në SHBA e Kanada, ku këtë vit përveç niveleve I dhe II, nis edhe shpërndarja e nivelit të tretë të teksteve, duke ofruar një paketë të plotë për nxënësit, ndërsa puna për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës do të standardizojë mësimin dhe do të ulë gjuhën shqipe në tryezën e gjuhëve të Bashkimit Europian, në vendin që i takon ndër shekuj”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!