Vizitën e parë të një presidenti francez në Tiranë, Emanuel Makron e mbylli me një fjali të hidhur për Kosovës. Franca nuk është gati, të paktën për momentin, të lejojë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në fillim të vitit tjetër, sic ishte parashikuar.
“E them me shumë qartësi; ne u kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet.Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën.”
” Mua më rrëqethet mishi kur mendoj që mund të ketë rindalesë në procesin e liberalizimit të vizave, por në anën tjetër nuk duhet të rrimë ta kërkojmë te Presidenti i Francës. Duhet ta kërkojmë te vetja dhe duhet ta bëjmë ne paqen”
Zyra e shtypit e Presidentit Macron sqaroi për ABC News, se vendimi i Francës do të diskutohej me parnerët e tjerë evropianë, dhe vinte si pasojë e bllokadës së Kosovës.
Të dy krerët e shteteve, nënvizuan se Kosova dhe Serbia duhet të ecin përpara me planin franko gjerman.
“Mendoj se është përgjegjësia e zotit Vuçiç që të dënojë prerazi aktet e 24 shtatorit. Ajo çka presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë; riorganizmi i zgjedhjeve në komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe në institucione, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Sipas kësaj radhe, plotësisht dhe totalisht dhe pres që presidenti Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë nga presidentja dhe kryeministri kosovar.”
” *e mira e madhe e Kosovës është ta firmosi unilateralisht dhe ta ekzekutojë unilateralisht të gjithë marrëveshjen, edhe sikur Serbia të mos ta dojë kurrë e pastaj t’ia lërë në dorë Bashkimit Europian, t’i thotë: Këto ishin obligimet e planit franko-gjerman për ne? Ne i kemi dokumente dhe ne do t’i zbatojmë. As na intereson fare se çfarë bën Serbia. Mjafton që në Bashkimin Europian të hyjmë në një proces ku njohja reciproke me vendet mosnjohëse të Bashkimit Europian të fillojë të funksionojë, sepse e bën për veten e vetë.”