Qeveria libaneze nuk dëshiron një luftë me Izraelin, tha ministri libanez Ziad Makari në një intervistë me median shtetërore ruse RIA Novosti të hënën.
“Izraeli nuk është përmbajtur kurrë nga kërcënimet dhe pothuajse çdo javë një ose një tjetër zyrtar politik ose ushtarak izraelit kërcënon Libanin dhe premton ta kthejë vendin “në epokën e gurit” e kështu me radhë.
Kërcënimet e Netanyahu janë bërë një dukuri e vazhdueshme për Izraelin.” tha Makari.
Ndërsa fokusi i luftimeve izraelite ka qenë në Gaza, kohët e fundit ka pasur një rritje të sulmeve ndërmjet Izraelit dhe Hezbollah, një lëvizje islamike e mbështetur nga Irani, e cila ka bazën e saj kryesore pranë kufirit Izrael-Liban, duke ngritur shqetësime për një luftë më të gjerë.
/abcnews.al