Mbrëmja e sotme në Dance Reality Show “T’ka mami yll” ka nisur me plot emocion. Ka qenë pikërisht vogëlushja Liana, e cila është bërë kryefjala e këtij spektakli që ka çelur natën së bashku me moderatoren Ilda Bejleri.
Ajo madje ka pasur edhe një kërkesë të veçantë për këtë të fundit, duke i propozuar të bëjnë së bashku një kërcim. Ky moment ka qenë vërtetë i këndshëm për të gjithë, pasi duartrokitjet kanë qenë të shumta.
Në fund, Liana ka vendosur të jetë pjesë e skuadrës blu, pasi edhe fustani i saj kishte të njëjtën ngjyrën. Kujtojmë që vogëlushja prej disa ditësh është kthyer në një personazh të njohur për publikun, duke krijuar edhe fansat e parë të saj. /abcnews.al/