Liana rikthehet në “T’ka mami yll”, prezantuese krah Ilda Bejlerit këtë herë

schedule21:25 - 23 Tetor, 2021

schedule 21:25 - 23 Tetor, 2021

Liana është vajza 8-vjeçare që është kthyer tashmë në një personazh shumë të përfolur në media. Mirëpo, pavarësisht situatës të vështirë të cilën ajo u përballë për shkak disa komenteve, të cilat u konsideruan bullizuese, ajo vazhdon të jetë pjesë e Akademisë “Albi Nako Dance”.

Mbrëmjen e sotme, Liana është rikthyer Dance Reality Shoë-t, “T’ka mami yll”, ku ka treguar edhe arsyen pse ka munguar. Sakaq, mes alternativave të ofruara nga profesor Albi për të qenë pjesë e jurisë apo në skenë, vogëlushja ka zgjedhur të prezantojë krah bukuroshes Ilda Bejleri.

Albi: Kjo vajzë që quhet Liana është gjithmonë në kërkim të diçkaje, tani se për çfarë kërkon kjo ta pyesim. Ku ishe radhës që kaloi ti?

Liana: Unë kërkova te salla e baletit nuk ju gjeta. Kërkova dhe ju gjeta këtu.

Albi: Po mirë ti do të jesh pjesë e jurisë, të rrish atje me Ildën apo të kërcesh?

Liana: Të jem me Ildën, moderatore. /abcnews.al/