Liam Hemsworth flet për herë të parë për ndarjen nga Miley Cyrus

schedule15:35 - 8 Prill, 2020

schedule 15:35 - 8 Prill, 2020

Pas divorcit nga Miley Cyrus, Liam Hemsworth u përqëndrua te fitnesi, ku tjetër.

Aktori 30-vjeçar foli për Men’s Health Australia dhe tha se ardhja në formë për thrillerin “Most Dangerous Game” e shpërqëndroi nga problemet personale.

 

“Këto gjashtë muajt e fundit, të them të drejtën, më kanë mbajtur të balancuar dhe me kokën drejt vetëm ushtrimet fizike,” u shpreh ai.

Hemsworth punësoi Jason Walsh si trajner personal. Walsh nga ana tjetër, mendon se meritat për fizikun e jashtëzakonshëm të Liam i takojnë lumturisë që zbuloi së fundi.

“Trupi i tij reagon shumë mirë kur nuk ka probleme personale,” tha Walsh për revistën. “U bë kohë pa e parë kaq të lumtur. Përfituam nga ky fakt.”

Liam, i cili u nda nga miley në gusht të 2019-s, ka gjetur lumturinë në krahët e Gabriella Brooks. Gjithashtu në dietën e re ushqimore që nuk është vegane.

“Dy vitet e para të veganizmit ndihesha shumë mirë,” shpjegoi Hemsworth. “Kisha energji. Trupin e ndjeja të fortë, gjithçka ishte në rregull.”

Por në fillim të 2019-s, diçka ndryshoi.

“Shkurtin e kaluar, nisa të ndihesha i përgjumur dhe i lodhur,” tha ai. “Pastaj më doli një gur në veshka.”

Problemet shëndetësore e detyruan të rivlerësonte dietën ushqimore dhe të hiqte dorë nga alkooli për gjashtë muaj.

“Dua të jem gjithmonë i shëndetshëm,” shtoi ai. “Dua të jem i shëndoshë mendërisht dhe fizikisht.”/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!