Lezhjanët të papërgatitur për reshjet e borës

schedule11:34 - 27 Shkurt, 2018

schedule 11:34 - 27 Shkurt, 2018

Në Lezhë bora dhe pse ka rënë më pak se në zonat malore ka shkaktuar probleme. Kjo për shkak se edhe banorët edhe vendorët janë gjetur të papërgatitur. Thuajse të gjitha rrugët rrurale dhe ato dytësore në qytetet e qarkut janë të papastruara dhe nuk hidhet kripë.

Dikush ka patur kohë për të bërë këtë burrë bore në breg të Shëngjinit. Uji i detit është bërë njësh me shtresën e bardhe në rërë.

Është nga ato pamjet magjepsëse, por luks për vendasit.

Ka vite që nuk bie borë në Lezhë. Dhe në këtë ditë kanë ikur të gjithë.

S’ka policë, por nuk ka as mjete për të hedhur kripë.

Lezhjanët janë gjetur të papërgatitur.

Rrugët rurale janë  të mbuluara nga bora.

Ashtu edhe ato dytësoret në qytete.

Reshjet vazhdojnë pas një ndërprerjeje të shkurtër.

Në Ultesirën e Lezhës bora ka arritur 10 centimetra, kurse në zonën e Mirditës  50 centimetra. Për pasojë është pezulluar mësimi në shkolla. Të bllokuara janë fshatrat e Njësive Administrative Selitë, Kaçinar, Orosh dhe Fan, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me qendrat administrative.

Shtabet tashmë po analizojnë situatën për të parë sesi paraqitet ajo si dhe per të programuar ndërhyrje të mundshme.

Gazetar i ABC News, Lezhë: Gjergj Figuri