Lezhë, zyrtarin e dhunuan me qytën e pistoletës dhe i dogjën makinën

schedule10:40 - 22 Mars, 2019

schedule 10:40 - 22 Mars, 2019

Punonjësi i Bordit të Kullimit  në Lezhë, Nikolin Kola të cilin e goditën me qytë të pistoletës në kokë dhe i shkrumbuan makinën ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai i ka dhënë deklaratën e tij në polici ku është shprehur se ishin dy persona që e kërcënuan dhe i morën makinën por nuk ka arritur ti njoh ata.

Ai pretendon se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk di arsyen e sulmit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në hyrje të rrugës së fshatit Kakarriq në Lezhë, vetëm pak metra nga superstrada Lezhë – Shkodër.

Autorët pasi kanë rrëmbyer mjetin, e kanë djegur 2 km më tej. Mjeti tip benz është shkrumbuar i gjithë. Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve, pasi përveç dëshmisë së Kolës i cili ka deklaruar se kanë qenë dy persona, nuk ka asnjë të dhënë tjetër./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!