Lezhë/ U gjet pa ndjenja në rrugë, 22 vjeçari dyshohet se ka rënë nga lartësia

schedule10:15 - 2 Korrik, 2024

schedule 10:15 - 2 Korrik, 2024

22 vjeçari që u gjet pa ndjenja në rrugë pranë rrethrrotullimit të Shëngjinit në Lezhë është identifikuar si Gentjan Bajrami nga Shkodra. Gazetari Gjergj Figuri raporton se në fillim u dyshua se i riu është dhunuar por sipas policisë, pista që po hetohet është rënia nga lartësia.

Sipas gazetarit, ka dyshime se i riu mund të mos ketë qenë vetëm në momentin e ngjarjes. Një pistë që po hetohet është mundësia e vjedhjes por sipas informacioneve të para nga policia, 22 vjeçarit nuk i janë gjetur sende të dyshimta që mund t’i duheshin për vjedhje.

Gazetari thotë se i riu është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës.

“Është identifikuar si Gentjan Bajrami nga Shkodra, 22 vjeç. S’ka njohje për policinë e Lezhës. Është gjetur pa ndjenja rreth orës pesë të mëngjesit në kryqëzimin e hyrjes së Lezhës dhe është dërguar në spital, dhe më pas drejt Traumës. Fillimisht u dyshua se mund të ishte dhunuar por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia e dy objekteve që ndodhen aty. Mbetet ende e paqartë se çfarë ka kërkuar aty pasi nuk ishte pjesë e biznesit apo punëtorëve që në njërin prej tyre po kryhen punime. Po mbeten të shihen kamerat e sigurisë për të parë momentet e mbërritjes së tij. 22 vjeçari është në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të frakturave që ka marrë në kokë. Ka dyshime se mund të mos ketë qenë i vetëm në momentin e mbërritjes.”, raportoi gazetari./abcnews.al