Lezhë/ Shtatë të plagosur në katër aksidente

schedule15:37 - 21 Shtator, 2023

schedule 15:37 - 21 Shtator, 2023

Disa aksidente ndodhen përgjatë të enjtes në rrrugët e Lezhës duke lënë të plagosur të paktën 7 persona.

Herët në mëngjes dy vajza mbeten te lenduara pasi makina qe po udhetonin u perfshi ne nje aksident ne suprestraden Lezhe-Shkoder prane fshatit Mabe.

Burimet në vendngjarje thanë se makina tip audi bëri një parakalim të gabuar dhe u përplas me një kamper ku udhëtonte një cift turisteësh nga Gjermania.

Përplasja mes mjeteve ishte e fortë. Kamperi doli jashtë rrugës duke u përmbysur ndërsa mjeti i vogël thuajse u shkatërrua në pjesën e përparme.

Për pasojë dy vajza të moshës 28 dhe 30 vjeç morën fraktura të shumta në trup.

Ato u transportuan në urgejncën e spitalit të Lezhës në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ndërsa turistet nga Gjermania nuk pësuan demtime.

Një tjetër aksident ndodhi në rrugën dytësore Rrile Shënkollë.

Përplasja e tre mjeteve ku njëri përfundoi në kanal shkaktoi plagosjen e tre personave të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Rreth mesditës së të enjtës një grua që ishte duke kaluar në hyrje të qytetit u përplas  nga një furgon i linjës Lezhë-Torovicë.

Këmbësorja pësoi dëmtime të shumta dhe ndodhet në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ndërkohë po të enjten nje ciklomotorr doli nga rruga në hyrje të Shëngjinit. I plagosur mbeti drejtuesi i mjetit i cili ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Shpejtësia e lartë dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit njihen ndër shkaqet e aksidenteve rrugore./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!