Lezhë/ Qëlluan me armë në ajër dhe terrorizuan banorët, dy të arrestuar, procedohet një tjetër

schedule10:30 - 10 Gusht, 2024

schedule 10:30 - 10 Gusht, 2024

Dy persona të moshës 32 dhe 24 vjec janë arrestuar nga policia pasi qëlluan në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër duke terrorizuar banorët.

Të rinjtë u arrestuan për veprat penale, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike.”

Gjithashtu në gjendje të lirë është proceduar edhe pronari i automjetit, një 28 vjeçar banues në lagjen “Skanderbeg”.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 gëzhoja të gjetura në vendngjarje. Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/