Lezha është një ndër qarqet ku janë identifikuar persona të infektuar me koronavirus. Deri më tani në qyetet janë konfirmuar 5 persona dhe një tjetër është konfirmuar një ditë më parë në Mirditë.
Një 18 vjeçare nga Lezha është dhe një ndër pacientet e para e konfirmuar me COVID 19 ka kryer një ndërhyrje në spitalin Shefqet Ndroqi.
Gazetari Gjergj Figuri raporton për Abc News se fatmirësisht këtë të hënë në Lezhë nuk është konfirmuar asnjë rast tjetër me koronavirus ndërkohë thekson se familjarët e pacientëve të konfirmuar dhe personat që kanë pas kontakte me to ndodhen të izoluar në shtëpitë e tyre.
Ndër të tjera gazetari bën me dije se për shkak se një pjesë e stafit mjeksor ndodhet në karantinë për shkak të kontakteve që kanë pasur me pacientët e koronavirusit është shprehur se tashmë një problematikë në këtë qytet është mungesa e mjekëve të familjes. Sipas tij drejtoria Rajonale e shëndetsisë në Lezhë nuk jep asnjë detaj në lidhje me këtë.
Ndërkohë në lidhje me rastin e 55 vjeçarit, që është konfirmuar një ditë më parë me COVID 19 është shprehur se ai ishte ekonomist në spital dhe deri më tani janë bërë testet të gjithë personave që ai ka pas kontakt të afërt./abcnews.al