Lezhë, hajdutët grabisin dhe dhunojnë të zotin e shtëpisë

schedule20:52 - 21 Shkurt, 2018

schedule 20:52 - 21 Shkurt, 2018

Një tregtar u grabit në banesën e tij, që ndodhet në rrugën “Fran Ivanaj” të qytetit të Lezhës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, kur tre persona të maskuar dhe me armë hynë në shtëpinë e Arben Isakut .
Në banesë ndodhej e gjithë familja, madje dy fëmijët 10 dhe 5 vjeç kanë parë të gjithë terrorin si edhe dhunën e ushtruar nga grabitësit ndaj kryefamiljarit. Mësohet se hajdutët e kanë qëlluar me qytën e armës në kokë të zotin e shtëpisë duke i kërkuar paratë.
Tre personat, pasi morën një sasi lekësh dhe bizhuteri, janë larguar në këmbë. Njërit prej tyre i ka rënë kapuçi në tokë, i cili është gjetur nga policia dhe është sekuestruar si provë, por uniformat blu ende nuk kanë identifikuar autorët. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!