Një supermarket është grabitur në mbrëmje në rrugën “Straus” në Lezhë. Sipas policisë ka qenë vetëm një person me armë në dorë dhe i mbuluar me një shall. Duke kërcënuar punonjësit e arkës së supermarketit, ai ka marrë xhiron e ditës dhe është larguar. Policia deri tani ka shoqëruar tetë persona të cilët janë me precedentë penal, por ende nuk është gjetur autori. Sipas dëshmisë së punonjëses së arkës, autori mendohet se ishte një 20 vjeçar./abcnews.al
Lezhë, grabitet në një supermarket, shoqërohen tetë persona
schedule20:36 - 22 Nëntor, 2017
schedule 20:36 - 22 Nëntor, 2017