Lezhë, garë e ngushtë mes rivalëve

schedule05:16 - 15 Maj, 2023

schedule 05:16 - 15 Maj, 2023

LEZHË- Gara në Bashkinë e Lezhës vazhdon të mbetet e ngushtë mes dy rivalëve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu deri tani ka siguruar 3655 vota, kurse kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Pashk Gjoni ka 3627.

Në total në Bashkinë e  Lezhës janë 126 qendra votimi, ndërsa 31 prej tyre janë numëruar. /abcnews.al