Lezhë, banorët e 5 fshatrave pa energji elektrike prej disa ditësh

schedule10:44 - 15 Nëntor, 2017

schedule 10:44 - 15 Nëntor, 2017

Me fillimin e reshjeve dhe stuhive në zonën e Lezhës, furnizimi me energji elektrike është kthyer në problem shqetësues për shkak të defekteve në rrjet. E gjithë Bashkia vuan nga ndërprerjet e herëpashereshme, por pesë fshatra prej disa ditësh nuk furnizohen fare me energji elektrike.

Deda, te filmi “Rrugë të Bardha” ka mbetur akoma mbi shtylla në këto anë.

Nuk është Rikard Larja, por elektriçisti i zonës.

Po tenton t’u rikthejë banorëve energjinë.

Linja elektrike që furnizon me energji 5 mijë banorë të disa fshatrave në Lezhë është duke u rrëzuar

Si për të treguar vitet e tyre, shtyllat janë anuar. Kurse telat e arnuar dëshmojnë problematiken e rrjetit.

Në këto kushte pas çdo reshje shiu banorët e Torovicës, Malecajve, Koljakajve e Shkjembit të kuq zhyten në errësirë.

Banoret i jane rikthyer tradites. Kane nxjerre qirinjte dhe kandilat per ndriçim

Gjasat janë që edhe këtë dimër banorët e 4 fshatrave ta kalojnë në errësirë. Megjithë pagesat e faturave riparimi i rrjetit elektrik nuk po kryhet./abcnews.al

https://youtu.be/_jWzVQa3RDU