Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Lezhë, arrestohet një person në kërkim ndërkombëtar

schedule08:56 - 31 Maj, 2018

schedule 08:56 - 31 Maj, 2018

Policia e Lezhës ka arrestuar këtë të enjte një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Në pranga ra Artan (Festim) Abedini, 38 vjeç, banues në Malbardhë të Kurbinit.

“Për këtë shtetas, Gjykata e Firences Itali, me vendimin SIEP 503/2015, e ka dënuar me 22 vite burg për veprën penale “Trafik droge” parashikuar nga nenet 81 dhe 110 të Kodit Italian dhe nenet 73 dhe 74 të ligjit mbi “Drogat””, thuhet në njoftimin e policisë.



Arrestimi i 38-vjeçarit është bërë provizor me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!