Lezhë, 55-vjeçari bie në korent

schedule09:47 - 5 Shkurt, 2019

schedule 09:47 - 5 Shkurt, 2019

Një 55-vjeçar nga Lezha ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në spital.

55-vjeçari ka rënë në kontakt me kabllot elektrike në orët e para të mëngjesit tek një kabinë, e cila nuk ka as sigurinë më minimale duke vënë në rrezik edhe jetët e fëmijëve.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. /abcnews.al