Lezha promovon guidën e re turistike/ Një pasaportë e re për të zbuluar gjithçka ofron qyteti

schedule13:52 - 15 Qershor, 2025

schedule 13:52 - 15 Qershor, 2025

Të gjitha atraksionet turistike në Lezhë tashmë do të jenë më të lehta për tu  vizituar pasi janë përcaktuar në një guidë të veçantë.

Promovimi i guidës, e cila jep informacione të shumta historike ,kulturore e natyrore u bë në një aktivitet të veçantë në qendër të plazhit të Shëngjinit, ku pushuesit dhe vizitorët patën mundësi të njihen me ofertën turistike të Lezhës në një atmosferë plot ngjyra, ritëm dhe energji verore.

Turistë që marrin në dorë guidën, lexojnë dhe fotografojnë faqet dhe për ta është e detajuar dhe e bën më të lehtë lëvizjen e tyre.

Gjatë aktivitetit u shpërndanë qindra kopje të guidës, si një udhërrëfyes i domosdoshëm për ata që duan të eksplorojnë thesaret natyrore dhe kulturore të Lezhës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!