Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lexus”, “333”/ ABC News siguron foto të drogës së sekuestruar në Finlandë. Provat për grupin e drejtuar nga shqiptarë në SPAK

schedule11:39 - 4 Qershor, 2025

schedule 11:39 - 4 Qershor, 2025

ABC News siguron disa nga faktet e mbërritur në SPAK nga autoritetet finlandeze ku pas 2 vitesh pune në një skuadër të përbashkët hetimore u finalizua operacioni “Pietari”.

Drejtuesi i prokurorisë së posaçme Altin Dumani tha një ditë më parë se kjo është hera e parë që grupet kriminale shqiptare përfshihen në trafikimin e drograve sintetike.



Në fotot e siguruara nga gazetari Ervin Leka për ABC News, shihen sasitë e amfetaminës së sekuestruar, kokainës dhe kanabisit. Trafikantët përdornin dhe shënimin “lexus” për amballazimin e drogës. Ambalazhim tjeter dhe “ 333 “, po ashtu mijëra tableta ekstazi apo lëndë të tjera narkotike sintetike.

Hetimet nisën në qershor të vitit 2023 dhe në të njëjtën kohë ka nisur edhe hetimi pasuror për identifikimin e pasurive që janë krijuar nga aktiviteti kriminal. Ndërsa krerët e grupit qëndronin në Shqipëri dhe drejtonin aktivitetin kriminal në Finlandë.

Në operacion morën pjesë 110 punonjës policie që u mbështeten edhe nga agjentë të byrosë kombetare të hetimet si dhe forca policie nga Finlanda. Mes 54 personave të arrestuar në vitin 2023 në Finlandë, 10 prej tyre janë shqiptarë të dënuar nga autoritetet vendase ndërsa hetimet kanë treguar se këto grupe bashkëpunonin edhe me shtetas rumunë apo polakë.

Shqiptarët e arrestuar: – Dorjan Luzaj- Geraldo Seferaj- Elton Myftari- Toni Kota- Erind Teneqexhiu alias Agalliu- Kela Qevani- Ledion Hoxh- Besnik Sparta- Altin Musta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!