Lexuesi 89-vjeçar, besnik i bibliotekës/ I moshuari nga Fieri: Leximi më mban trurin aktiv

schedule20:26 - 23 Mars, 2024

schedule 20:26 - 23 Mars, 2024

FIER- Aktivitetin fizik të viteve të rinisë, Sulo Ibrahimi tani 89 vjeç e ka zëvendësuar me një tjetër fizkulturë, atë të mendjes. Është provë e gjallë e teorisë që mendja mban trupin në formë. Me gjithë vitet mbi shpatulla dhe vëllimin e madh të librave që ka lexuar, 89-vjeçari ruan kthjelltësinë e shikimit.

89-vjeçari ika përvetësuar veprat dhe librat qe ka lexuar. I prirur drejt veprave dhe autorëve të Filozofisë, Sulo Ibrahimi veçon, citon autorë dhe personazhe,  me kujtesën e një studenti ekselent. Magjia e kontaktit të parë me librin vlen edhe për Sulo Ibrahimin që siç thotë, lexoi gjatë gjithë jetës edhe kur drejtonte stacionin e naftës si inxhinier në Patos-Marinëz.

Ishte viti 1975 dhe Ibrahimi u gjend ne vijën e parë te frontit te hakmarrjes se shtetit ndaj inxhiniereve të naftës të cilët i akuzoi për nivelin e ulët të naftës që po nxirrte nëntoka. Kopja e ruajtur e një shkrese zyrtare ishte ajo qe shpëtoi nga burgosja.

“Unë bëra një raport të detajuar ku shkruaja se ku çalonte puna dhe se si mund të zgjidheshin problemet…. kjo ndodhi 8 muaj përpara arrestimeve…..Kur erdhi ministri i financave Haki toska na rreshtoi të gjithëve. Pasi u bërtiti kolegeve te mi, m’u drejtua mua e me tha pse s,keni marrë masa për problemet këtu dhe unë i tregova për letrën. Me tha : ta tregoj unë trimërinë, mendova se me erdhi fundi kur me tha ashtu. Pastaj vajtëm ne zyrë e i tregova letrën kisha ruajtur një kopje në sirtar. Kur ikëm më tha njeriu i tij në vesh: Sulo Ibrahimi shpëtove nga burgu”, tha ai.

Megjithatë, pas valës së arrestimeve dhe pushkatimeve në radhët e inxhiniereve të naftës, Sulo Ibrahimin e transferojnë dhe ulin në detyrë. Ai i përjetoi dhe kaloi të gjitha sfidat duke pasur librin aleat.

“Atëherë lexoja më pak se isha i zënë me punën. Tani kam bibliotekën e shtëpisë time dhe bibliotekën këtu ku vij që kur kam dalë në pension”, tha ai.

89-vjeçari Sulo Ibrahimi është nga Dukati i Vlorës por që në rininë e tij ka jetuar në Fier si pjesë e armatës së naftëtarëve që ndërtuan teknologjinë naftënxjerrëse/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!