“Lexoja gazetat me motrën, gjyshen e kishim juri”, Liesa Haxhiasllani tregon si lindi pasioni për televizionin

schedule21:47 - 16 Qershor, 2021

schedule 21:47 - 16 Qershor, 2021

Kiara Tito dhe Liesa Haxhiasllani janë të ftuara mbrëmjen e sotme në “E ardhmja është vajzë”. Përtej profesionit, ajo që i lidh bashkë dy moderatoret e ABC-së është miqësia e ngushtë mes tyre. Në rubrikën “Suksesi i jetës”, Liesa tha se arritja e saj më e madhe është realizimi i ëndrrës për t’u bërë pjesë e televizionit.

“Mendoj se deri diku kam krijuar një të ardhme të sigurt për mua si fillim dhe për familjen. Është e vështirë por arrihet. Nëse punon dhe je e sinqertë me atë që bën, ka njerëz që e vlerësojnë dhe e mbështesin. Në fakt e kam patur qejf që e vogël dhe gjëja e parë që bëja bashkë me motrën ishin gazetat.

I lexonim dhe merrni gjyshen në juri për të na thënë kush lexonte më bukur. Që atëherë ka nisur që shikoja moderatorë të ndryshëm, aty ka filluar pasioni.”, tha Liesa. Më tej, ajo u ndal dhe tek familja dhe mbështetja e pakushtëzuar që i kanë dhënë përgjatë rrugëtimit të saj në ekran.

“Dua t’i falenderoj për çdo gjë që kanë bërë, që më kanë mbështetur në çdo vendim dhe që realisht janë munduar shumë që unë, motra dhe vëllai të jemi të pavarur dhe t’ja dalim vetë në jetë.”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!