Leximi është i mirë për shëndetin tuaj sidomos para gjumit, e dini pse?

schedule14:22 - 21 Mars, 2023

schedule 14:22 - 21 Mars, 2023

Nuk do duhej të ishe befasi për ju fakti se leximi është i mirë për shëndetin tuaj, por a e dini pse? Siç duket, ekzistojnë një grumbull i dobive nëse lexoni para se të shkoni në shtrat për të fjetur. Nëse tashmë jeni duke e bërë këtë, jeni me fat. Nëse jo, atëherë ju rekomandojmë të filloni ta bëni këtë.

1. Do të flini më mirë

Leximi ju ndihmon për ta sjellur gjumin duke ua vendosur mendjen diku tjetër dhe në këtë mënyrë duke ua larguar fakusin nga problemet e jetës së përditshme. Është njësoj sikurse leximi i përrallave për fëmijët që shtrihen për të fjetur, shumicën e të cilëve gjumi i pushton në pjesën e fundit të tregimit! Por kjo nuk do të ishte shumë e pëlqyeshme nëse jeni në pjesën më të mirë të librit, sepse do i’u duhej të luftoni kundër gjumit për shkak të dëshirës për ta përfunduar atë kapitull.

2. Ju ndihmon ta reduktoni stresin

Një grup i studiuesve në Universitetin e Surrey ka gjetur se leximi para gjumit mund ta reduktoj stresin deri në 68%. Kjo është një peshë mjaftë e rëndë që do të largohet nga supet tuaja përmes zhytjes nëpër faqet e një libri!

3. Ju do të bëheni më paqësor

Mbajtja e televizionit ndezur përgjatë kohës sa jeni duke tentuar të flini, mund të ju mbajë zgjuar për një kohë edhe më të gjatë. Leximi është një mënyrë e mrekullueshme për ta rehatuar veten qetësisht për një natë me gjumë të mirë. Është shumë më i mirë për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

4. Do të koncentroheni më mirë

Përderisa gjurmoni nëpër rrjetet sociale përpara gjumit, ju jeni duke bluar në mëndje shumë gjëra në të njejtën kohë, duke e bërë të vështirë të fokusoheni në diçka më specifike. Duke mos pasur pamje vizuale, gjatë leximit të librit ju jeni të detyruar të fokusoheni vetëm në një ngjarje. Në këtë mënyrë ju e trajnonin trurin tuaj të koncentrohet.

5. Do të bëheni më kreativ

Për shkak se leximi për trurin është sikur stërvitjet fizike për trupin, sa më shumë që lexoni ju do të filloni ti shihni gjërat në një mënyrë tjetër nga ajo e mëparshmja. Kjo gjithashtu ju dërgon në gjetjen e shtigjeve të reja për zgjidhjen e problemeve tuaja

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!