Integrimi, zv.ministri Dobi: Më 22 maj hapim grup kapitullin e radhës

schedule20:54 - 16 Maj, 2025

schedule 20:54 - 16 Maj, 2025

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi thotë se më 22 maj hapet grup kapitulli i radhës për negociatat me BE.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Dobi u shpreh se po ecet me një ritëm shumë të mirë.

“Është afat ambicioz, por është tejet i arritshëm, bazuar mbi punën e bërë deri më tani. Fakti që më 22 maj hapim grupkapitullin e radhës, punë të madhe ka. Planet janë të bëra, po ecim në një ritëm shumë të mirë. Hapja dhe mbyllja kanë tipologji të ngjashme. Këto bazohen e puna e mirë që është bërë.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!