Robert Lewandowski u zemërua pas humbjes së Barcelonës ndaj Manchester United në Old Trafford. Zhgënjimi i sulmuesit vazhdoi edhe në dhomën e zhveshjes, raporton Javi Miguel i Diario AS, teksa Lewandowski qortoi Ansu Fatin për një episod në pjesën e dytë.
34-vjeçari i tha Fatit se duhet ta linte të bënte goditjen pas krosimit të Ferran Torres nga e djathta pasi ishte në një pozicion më të mirë.
Si për kujtesë, Ansu shkoi për një goditje me kokë që nuk ishte aspak kërcënuese, shkruan abcnews.al.
Ja si dukej
Lewandowski gjithashtu këmbënguli se kjo nuk është hera e parë që ndodh.
Ansu kërkoi falje për gabimin dhe tha se nuk e pa polakun pas. /G.D abcnews.al/