Lewandowski punon pas krahëve, tenton kalimin te gjigandi i LaLiga

schedule21:23 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 21:23 - 1 Dhjetor, 2021

Robert Lewandowski kërkon të provojë një eksperiencë të re dhe synimi është kalimi te Real Madrid në verë.

Sulmuesi polak, sipas asaj që shkruan AS, do të kërkojë në verë largimin nga Bayern Munich për të provuar një tjetër eksperiencë.

Lewandowski thuhet se i ka kërkuar menaxherit të tij, Pini Zahavi, që të punojë për të siguruar një ofertë nga Real Madrid.

Kalimi në Spanjë te gjiganti i LaLiga është dëshira dhe prioriteti i tij, ndërsa nga ana tjetër duhet gjetur gjuha e përbashkët me Bayern për shkak të kontratës mes palëve. / abcnews.al