Lewandowski nuk ka të ndalur, polaku cilësohet “vrasës” para portës

schedule14:41 - 2 Tetor, 2022

schedule 14:41 - 2 Tetor, 2022

Robert Lewandowski po bën histori në Katalonjë për shkak të fillimit të tij mbresëlënës të sezonit, pasi asnjë sulmues nuk ka qenë kaq “grabitqar” në sezonin e tij të parë si lojtar i Barcelonës.

Megjithatë, për lojtarin polak, paraqitjet e tij nuk janë as të jashtëzakonshme dhe as të zakonshme. Në fakt, shifrat e tij aktuale janë të ngjashme me ato që ka regjistruar në sezonet e fundit. Ajo që duket të jetë e qartë është se Lewandowski ka qenë në maksimumin e tij pasi mbushi 30 vjeç.

Rekordet më të mira të Lewandowski datojnë në sezonet 2019/20 dhe 2015/16 në Bayern Munich. Në nëntë ndeshjet e para të sezonit, sulmuesi polak shënoi respektivisht 14 dhe 15 gola në të gjitha garat.

Këtë sezon, ai ka shënuar 12 herë pas po aq ndeshjesh. Në sezonin 2015/16, ai shënoi pesë gola kundër Wolfsburgut dhe tre kundër Dinamo Zagrebit. Në 2019/20, Lewandowski shënoi në nëntë ndeshjet e para të ligës dhe Champions League.

Një sezon më vonë, Lewandowski deri në këtë pikë kishte festuar 13 gola. Dhe vitin e kaluar ai kishte një rekord shumë të ngjashëm me atë aktual, pasi kishte shënuar 11 herë pas nëntë ndeshjeve të para të sezonit në Bundesligë dhe Champions League.

Këtë sezon, nënshkrimi veror i Barcelonës ka shënuar në gjashtë ndeshje të La Liga-s, duke përfshirë tre dy golësha, dhe ka dështuar vetëm të godasë rrjetën kundër Rayo Vallecano. Ai gjithashtu shënoi një hat-trick kundër Viktoria Plzen në Champions League.

Vlen të theksohet se Lewandowski ka bërë startet më të mira në katër sezonet e fundit. Domethënë kur kishte hyrë tashmë të 30-at. Lewandowski është një lojtar shumë i disiplinuar brenda dhe jashtë fushës.

Një shënues klinik

Këto fillime të mira kanë çuar në shënimet e tij më të mira në tre sezonet e fundit. Normalisht Lewandowski regjistroi lehtësisht mbi 30 gola në sezon, por që nga viti 2019/20 ai ka bërë një hap përpara.

Atë sezon ai shënoi 49 gola në të gjitha garat. Në 2020/21, ai regjistroi një shifër të ngjashme dhe vitin e kaluar ai bëri sërish histori me Bayern Munich, duke shënuar 50 gola. Këto figura spektakolare i kanë dhuruar atij dy këpucët e arta.

Ndërkohë, pak ditë më parë ai pohoi se do ta kishte më të lehtë të fitonte një Top të Artë në aventurën e Barcelonës, ky mesa duket është objektivi i radhës i sulmuesit me përvojë./ h.ll/abcnews.al