“SportBILD”, raporton se sulmues është i dëshpëruar që klubi nuk ka bërë ende ndonjë përpjekje serioze për t’i rinovuar kontratën.
Drejtori sportiv i Bayernit Hasan Salihamidzic e bëri të qartë përmes një deklarate javën e kaluar që Lewandowski nuk do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.
Ndërkaq, tani thuhet se ka përditësime të reja, ku raportohet se fjalët e Salihamidzic e kanë lënë të nevrikosur Lewandowskin, ku ky i fundit nuk është i kënaqur me atë që ka dëgjuar nga drejtori i Bayernit.
Siç qëndrojnë gjërat, Barcelona është duke e monitoruar nga afër situatën e Lewandowskit , ku presidenti i klubit Joan Laporta dëshiron me çdo kusht të nënshkruajë këtë verë me yllin polak.
Po ashtu, raportohet se Lewandowski është i hapur që t’i bashkohet klubit katalunas, dhe mund të pranojë edhe një ulje page vetëm për të kaluar në “Camp Nou”.