E ardhmja e Robert Lewandowskit është kthyer në një telenovelë më shumë seri, pasi sulmuesi polak akoma nuk ka vendosur se ku do vazhdojë karrierën, ndërsa pret kalimin në “Camp Nou”.
Ditët e fundit në skenë për shërbimet e sulmuesit të Bayern doli edhe Chelsea, me Thomas Tuchel që kërkon ta ketë nënurdhrat e tij një lojtarë si Lewandowski.
Sipas “Sport” sulmuesi polak është i “dashuruar” me Barçën dhe ka refuzuar mundësinë të bashkohet me skuadrën nga Premier League, duke mos heq dorë nga katalanasit me Xavi Hernandez që pret me padurim ta ketë nënurdhrat e tij për sezonin e ri. /f.a/abcnews.al