Robert Lewandovski po kalon një formë shumë të mirë. Bomberi polak shënoi golin e tretë të shtunën në fitoren 2-3 kundër Paderbornit. Kjo ishte rrjeta e dhjetë e 31-vjeçarit në kampionat, ndërkohë që ka shënuar edhe 1 gol në Champions League e 2 gola në Kupën e Gjermanisë.
Leva arriti shifrën e 200 golave të shënuar me “gjigantin” gjerman në ndeshjen kundër Crvena Zvezdës në Champions, ndërsa ka vendosur një rekord të ri në Bundesligë. Deri tani nuk ia kishte dalë askush që të arrinte kuotën me dy shifra në gjashtë javët e para të kampionatit.
Sulmuesi i ekipit bavarez kryeson renditjen e golashënuesve me 10 gola, i ndjekur nga Werner i Leipzig dhe Alcacer i Dortmund me nga 5 gola. /abcnews.al