Një 24 vjeçar banues në Elbasan është arrestuar nga Policia pasi gjatë kontrollit ka konstatuar në mjetin e tij lëndë narkotike. Po ashtu 24-vjeçari ishte duke drejtuar automjetin pa leje.
Gjithashtu një 34-vjeçar banues në Vlorë ka rënë në prangat e policisë për falsifikim monedhash.
Vlorë/Informacion
Policia ka arrestuar një shtetas për falsifikim monedhash, si dhe një tjetër duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe me lëndë narkotike me vete.
Arrestohet shtetasi M. Ç., 34 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas u kap pasi ditën e djeshme ka shkuar në një pikë karburanti në fshatin Sherishtë, Vlorë dhe ka mbushur automjetin Ford Focus me disa litra naftë, duke i dhënë punonjësit të pikës një kartëmonedhe me prerje 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin N. L., 24 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas u kap në aksin rrugor të lagjes “Ujë i Ftohtë” Vlorë duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi përkatës, si dhe nga kontrolli i ushtruar, shërbimet i gjetën një sasi të vogël lëndë ndarkotike, e dyshuar e llojit canabis sativa.