Lëvizte me kallashnikov dhe municion, arrestohet 21 vjeçari në Elbasan

schedule10:58 - 5 Korrik, 2024

schedule 10:58 - 5 Korrik, 2024

Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi lëvizte me armë zjarri dhe municion

I riu u ndalua në fshatin Gjinar, pasi në çantë iu gjet 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 30 fishekë luftarak, që i posedonte pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme./abcnews.al