Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndalesa”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Shërbimet e Policisë gjate kontrollit fizik, i gjetën në brez një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin./abcnews.al