Një 30-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi lëvizte i armatosur.
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues 30-vjeçarin.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë për të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Në përfundim të veprimeve, 30-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./abcnews.al


