TIRANË– Një 22-vjeçar ka përfunduar në pranga të Policisë së Tiranës. Ai u kap duke lëvizur me armë zjarri pistoletë.
Autoritetet sekuestruan pistoletën me krehër dhe municion luftarak. Gjatë kontrollit në banesë të riut iu gjetën edhe fara kanabisi.
Nga informacionet e marra, dyshohet se 22-vjeçari armën e zjarrit e kishte për ta shitur. Grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e personave të tjerë, të cilët janë të përfshirë në këtë plan kriminal/ abcnews.al